Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti i Serbisë...

Kush do të jetë presidenti i ri i Hungarisë?...

“Një trekëndësh bllokoi qiellin në 2002”, Pentagoni publikon dosje...

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

“Protestat do t’ju dalin në ballë”, Muçi akuzon qeverinë, Balla: Më dukesh si miza te bishti i kalit, jemi gati të dialogojmë me flamingot

20 Korrik 13:18

Përplasje në Kuvend, Redi Muçi sulmon qeverinë, Balla i përgjigjet: “Vazhdoj të të quaj një sorrë”

Deputeti i Lëvizjes “Bashkë”, Redi Muçi, ka mbajtur një fjalim me tone të ashpra në Kuvend, ku ka akuzuar qeverinë për përpjekje për të shtypur kundërshtimin qytetar dhe për mënyrën se si po menaxhon protestat e fundit. Duke iu referuar zhvillimeve politike dhe sociale, Muçi deklaroi se vendi po përballet me një përplasje mes politikës së vjetër dhe një brezi të ri qytetarësh, të cilët sipas tij janë më të organizuar dhe përdorin më mirë rrjetet sociale.

“Nuk ma merrte mendja se do të vinte kjo ditë, në mes të protestave, të Botërorit, të Kanye West-it, të Ramës dhe Ballës, që numëron me dylbi protestuesit, siç bënte dikur me foltoren e Berishës”, u shpreh Muçi nga foltorja e Kuvendit.

Ai vijoi duke thënë se protestat nuk janë një proces i shkurtër, por një përballje afatgjatë. “Dita e djeshme, e 50-ta, tregoi se kjo nuk është sprint, por maratonë e qartë. Falë saj do të bëjmë të mundur pengimin e planeve djallëzore të Ramës”, deklaroi deputeti.

Muçi paralajmëroi gjithashtu për përshkallëzim të protestave në rast se, sipas tij, do të ndërmerren masa kufizuese ndaj qytetarëve. “Nëse gjatë gushtit do të rrethoni dhe shtrini tela me gjemba në tokat e shqiptarëve, do të përballeni me qytetarët. Nëse rrethoni me tela me gjemba Shqipërinë, protestat do t’ju dalin në ballë, deri sa Rama të dorëhiqet”, tha ai.

Në replikë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj deklaratave të Muçit me tone ironike, duke përdorur një gjuhë të ashpër ndaj deputetit të “Bashkë”.

“Zoti deputet, ta kam thënë dhe në seanca të tjera, vazhdoj të të quaj një sorrë. Sepse më je dukur si ajo miza te bishti i kalit”, u shpreh Balla.

Ai tha se mazhoranca është e gatshme të dialogojë për shqetësimet e qytetarëve, por theksoi se opozita nuk mund të përcaktojë agjendën parlamentare.

“Ne e kemi thënë shumë qartë që jemi të gatshëm të dialogojmë me flamingot për të gjitha shqetësimet dhe ankesat e tyre, se si duhet ta bëjmë ne detyrën më mirë dhe si duhet të ndalojmë çdo formë abuzimi me detyrën. Ky është dallimi ynë i madh”, deklaroi Balla.

Duke iu referuar nismave ligjore në Kuvend, Balla shtoi: “Sa i përket ligjeve që përmendi zoti Muçi, agjendën parlamentare nuk na e bëni dot ju. Kur të bëheni shumicë parlamentare, na e bëni ju agjendën. Ne po punojmë për një ligj të ri për investimet strategjike.”

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Balla Redi Muçi

Nga e njëjta kategori

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull i respektuar, është një jetë e shpëtuar!

më shumë...

Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

më shumë...

Njëri u vendosi zjarrin dy makinave, tjetri lëvizte me armë dhe drogë, dy të arrestuar në Elbasan

më shumë...

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:55

Siguria rrugore, Hita në terren: Një rregull...

11:48

Sherr në burgun e Fierit, dy të...

11:33

Njëri u vendosi zjarrin dy makinave, tjetri...

11:25

Zelensky mbërrin në Beograd, mirëpritet nga presidenti...

11:16

Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orët e...

10:39

Kush do të jetë presidenti i ri...

10:04

Flakët përfshijnë furgonin që vinte nga Maqedonia...

10:04

U ekstradua nga Kolumbia, GJKKO lë në...

9:44

“Një trekëndësh bllokoi qiellin në 2002”, Pentagoni...

9:24

Fluks i shtuar në portin e Vlorës,...

9:20

U konfirmua nga Senati si ambasador, Ambasada...

9:02

Djegia e mbeturinave në landfillin e Krujës,...

8:45

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, një...

8:23

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani...

8:20

Prej 5 ditësh nën pushtimin e flakëve,...

8:02

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht...

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.