Ditët e para të vitit të ri kanë sjell protesta masivenë Holandë kundër shtrengimeve te qeverisë si masa ndaj Covid-19.

Mijëra njerez u mblodhen edhe këtë të diele në Amsterdam duke kërkuar tërheqjen e qeverisë nga masat e forta kufizuese të pandemisë.
Mirëpo sikurse ka ndodhur edhe në raste të tjera, protesta ka degjeneruar në përplasje mes policisë dhe protetuesve.

Policia nuk ka nguruar të përdore edhe dhunë për të zmbrapsur protestuesit, madje në një moment pamjet tregojne që efektivet kanë lëshuar edhe qen të stërvitur kundër turmës.

Protesta kundër masave të shtrenguara anti-Covid ka pasur edhe në disa vende të tjera të BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *