Protesta zhvendoset në bulevard, protestuesit mbledhin gurë për përplasje me efektivët, një pjesë ia marrin valles!

Edhe pse sot ishte bërë thirrje për një protestë paqësore, përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë nuk kanë munguar.
Pas tensioneve pranë Ministrisë së Arsimit, protestuesit ndodhen aktualisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku situata mbetet e tensionuar. Në pamjet e siguruara nga Vizion Plus, disa prej tyre shihen duke mbledhur gurë në bulevard, të cilët përgatiten t’i përdorin për të goditur efektivët e Policisë.
Ndërkohë, në mesin e tensioneve, një grup të rinjsh janë përpjekur të ndryshojnë atmosferën, duke ia marr valles me këngë patriotike në mes të bulevardit.
Më herët, studentët refuzuan ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa në krah të tyre janë bashkuar edhe pedagogët.
Të mbledhur fillimisht pranë Universitetit Politeknik, pedagogët marshuan drejt Kryeministrisë në shenjë solidariteti me studentët dhe kundër dhunës policore gjatë protestave të ditëve të mëparshme. Gjatë marshimit, ata brohoritën: “Stop dhunës ndaj studentëve”.
/vizionplus.tv




