Subscribe

Gjatë protestës te Unaza e Re, të dielën janë shoqëruar në polici  15 persona, ku 10 prej tyre janë arrestuar në flagrancë.

 

Mes të ndaluarve nga protesta te Unaza e Re është shoqëruar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

 

Sipas njoftimit të policisë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit:

 

– R.M., 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;

– S.M., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;

– B.N., 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;

– K.Y., 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;

– B.N., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;

– A.Th., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;

– A.M., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;

– K.B., 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë;

– D.N., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;

– A.Sh., 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

 

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetasit: G.D., T.N., E.H., A.B. dhe Ç.M., nga Tirana.

 

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në bllokimin e aksit rrugor.

 

Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

 

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *