Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka falenderuar Policinë e Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë në protestën e sotme te selia e PD-së.

 

Ai shkruan se aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen.

 

“Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë sot një sjellje profesionale në garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Dëshmoi gjithashtu se është një trupë e depolitizuar dhe tërësisht e angazhuar për të siguruar jetën dhe pronën e qytetarëve. Protestat paqësore janë themelore në demokraci, por aktet e dhunës dhe tentativat për të cënuar rendin publik nuk do të tolerohen. Policia e Shtetit është e vendosur për të vijuar punën dhe misionin që i ngarkon ligji. Përgëzime@PoliciaeShtetit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *