Protesta studentore, nis takimi i Begajt me krerët e komuniteteve fetare

Në Presidencë ka nisur takimi i presidentit të Republikës, Bajram Begajt me krerët e komuniteteve fetare në vend. Siç ishte raportuar dhe ditën e djeshme, takimi ka nisur në orën 12:00
Pjesëmarrës në takim thuhet se janë krerët e komuniteteve fetare në territorin e Shqipërisë, Bujar Spahiu (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë), Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Joan (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë), Ipeshkvi i Rrëshenit dhe Presidenti i Konferencës Ipeshkvore, Gjergj Meta (Kisha Katolike në Shqipëri) dhe Haxhi Dede Edmond Brahimaj (Kryegjyshata Botërore Bektashiane).
Takimi vjen ndërsa përgjatë 5 ditëve të fundit në vend po zhvillohen protesta nga të rinjtë.
Kryepiskopi Joan në fund të Liturgjisë Hyjnore të ditës së sotme theksoi: Lutemi që Perëndia t’i ndriçojë të gjithë ata që kanë përgjegjësinë e
vendimeve, të marrin vendime të urta dhe të pjekura në shërbim të të gjithë vendit. Sepse Shqipëria është e të gjithëve. Të gjithë ata që banojnë këtu, janë pjesë e saj dhe të gjithë kanë të drejtën për të marrë pjesë në ndërtimin e saj. Prandaj, i lutemi Zotit që të ndriçojë
mendjet për të marrë vendimet e duhura dhe shpresojmë që lutjet e të drejtëve Perëndia do t’i dëgjojë.
SHQIPERIA ESHTE E TE GJITHEVE




