E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Protesta për ujin e pijshëm, banorët kërkojnë zgjidhje në Maliq dhe në Bulqizë

Banorët e fshatit Burimas në Maliq protestuan këtë të mërkurë për mungesën e ujit të pijshëm.

Ata thanë se në këto ditë të nxehta vere po përballen me vështirësi të shumta pasi prej dhjetë ditësh nuk kanë asnjë pikë ujë shtëpitë e tyre. Për këtë arsye banorët tregojnë se kanë qenë të detyruar që të mbushin ujë tek burimet e fshatit.

Mungesa e furnizimit me ujë pranohet edhe nga kryebashkiaku i maliqit, Gëzim Topçiu, i cili thotë se shkak për këtë gjendje është bërë shterimi i burimit në fshatin Maçurisht që shërben për furnizimin e zonës me ujë.

I njëjti problem është edhe për 500 banorët e fshatit Radovesh në Bulqizë.

Reklamë

Kryetari i fshatit tha se këto probleme i janë bërë të ditura Bashkisë së Bulqizës, por deri tani nuk është gjetur një zgjidhje.

Vec mungesës së ujit të pijshëm, kjo zonë vuan edhe mungesën e një sistemi kanalizimesh për vaditjen e tokave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë