E enjte, 24 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta para Kuvendit, prokuroria çon në gjykatë 6 të ndaluarit

Prokuroria ka kërkuar masën Arrest me burg për protestuesin që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit Edi Rama dhe për disa protestues të tjerë të arrestuar në protestën e së enjtes para Kuvendit.

 

Sipas prokurorisë përveç Dorjan Protoduarit, ka kërkuar burg dhe  për shtetasit e tjerë të arrestuar Fluturim Golecin, Ruzhdi Dacin, Marsel Velillari,  Amarildo Sinanajn, Shpati Bilbilaj.

 

Të ndaluarit akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, mbajtje të lëndëve shpërthyese, kundërshtim të forcave të policisë, organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme si dhe prishje të qetësisë publike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë