Analisti Basir Çollaku, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar protestën e opozitës një ditë më parë para Kryeministrisë.
Çollaku tha se numrat në protestë nuk tregojnë aspak mbështetjen ndaj opozitës.
Pjesë nga biseda:
Çollaku: Pjesëmarrja nuk përkon me pjesëmarrjen e këtij tubimi. Nga informacionet dhe organizimi nuk ishte për një tubim madhështor.
Borakaj: Unë mbaj mend vetëm atë të 7 korrikut.
Çollaku: Edhe ajo nuk e rrëzoi. Gjendja ku ne ndodhemi është problem i mbarë shqiptarëve. Situata ku ne gjendemi ka disa pyetje, a kemi siguri ekonomike, shëndetësore, arsimore?
Borakaj: Po, kemi për të gjitha.
Çollaku: Ne jemi vendi që tronditëm Brukselin dhe Europën këtë javë. Prokurorët federalë kanë qenë në shënjestër të mafies shqiptare. Ka çështje ku mafia shqiptare hetohet në Belgjikë më shumë se këtu.





