E enjte, 22 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta paqësore apo e dhunshme, cila e tronditi Ramën? Përgjigjen të ftuarit tek “Të paekspozuarit”

Efektiviteti i protestave dhe ndikimi i tyre në pushtetin e Edi Ramës u diskutuan këtë të enjte  në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Analisti Dritan Hila vlerësoi se 10 ditët e para të protestës ishin më efektive për shkak të masivitetit, ndërsa eksperti i sigurisë, Gert Metani argumentoi se ditët e fundit kanë sjellë reagime konkrete nga institucionet dhe thirrje për dialog.

Reklamë

Nga ana tjetër, gazetarja Klodiana Lala u shpreh se protesta e fundit e vuri Ramën në vështirësi. Analisti Andi Bushati u shpreh se protesta e studentëve është vazhdim i protestës së flamingove.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Rakipi: Më efektive për të tronditur pushtetin e Ramës, protesta paqësore apo e dhunshme?

Hila: 10 ditët e para ishin më efektive dhe tronditën Ramën dhe pushtetin e tij. Ishin masive. Pastaj kaluam në skenografi, që merrnin ndonjë fëmijë. Një pushtet e lodh masiviteti. Pjesëmarrja e madhe e lodh. Edhe Rama, aktualisht, që flasim, ka konsensusin e një pjese të popullsisë. Shoh që Rama ka konsensus, krizë ekonomike nuk ka dhe s’ka vullnet për ta lënë.

Metani: 10-ditëshi i fundit ka qenë më me rezultat. Kemi reagim të presidentit, të Ramës me thirrje për dialog, reagim të OSBE-së, institucioneve të tjera. Më e suksesshme është 10-ditëshi i fundit.

Lala: Protesta e flamingove e vuri pak në vështirësi Ramën, por ai përdori terma për t’i përbuzur. Protesta e fundit, së pari, tregoi fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, një njeri që është i gatshëm të bëjë çdo gjë, të tërheqë zvarrë 15-vjeçarë etj. Rama u detyrua të shtrijë dorën për dialog, sepse, nëse kjo situatë i rikthehet, kjo e vë në pikëpyetje vijimësinë e Ramës në krye të qeverisë.

Bushati: Unë nuk i shoh të ndara. Nuk durojnë njerëzit që Balluku të vazhdojë të vjedhë. Është zgjatim i papërfunduar. Është e papranueshme. Këta po na vjedhin shtëpinë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.