Sociale
Protesta/ Nxënësit e “Partizanit” bojkotojnë mësimin, bllokojnë rrugën dhe djegin kazanët e mbeturinave

Protesta e thirrur nga studentët, që u mbajt ditën e djeshme para Ministrisë së Arsimit, do të vijojë edhe ditën e sotme. Tubimi është thirrur për tu mbajtur rreth orës 14:00.
Gazetarja e Vizion Plus Sesila Frangu raporton se nxënësit e gjimnazit “Partizani” kanë vendosur që të bojkotojnë mësimin në shenjë revolte.
Reklamë
Ata kanë dalë jashtë ambientit të shkollës, si dhe kanë bllokuar rrugën me kazanët e mbeturinave, të cilave u kanë vënë zjarrin.
Nga protesta e djeshme, policia raportoi se 16 persona janë arrestuar, ndërsa 49 të tjerë janë nën hetim.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




