E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta në Zall Gjocaj/ Meta: Të ndalet masakra ekologjike, prokurorët të hetojnë

Presidenti Ilir Meta ka dalë në mbeshtetje të banorëve të Zall Gjocajt që kundërshtojnë ndërtimet në Parkun Kombëtar Lurë-Mali i Dejës.

 

Duke e cilësuar një masakër ekologjike, kreu i shtetit bëri thirrje që të ndalet menjëherë, ndërsa i kërkoi Prokurorisë që të hetojë abuzimet flagrante.

 

Reklamë

Ai theksoi se 25 prilli është referendum për ndalimin e krimit mjedisor.

 

“Mbështes plotësisht protestën e banorëve të Zall Gjocajt në mbrojtje të pasurive të çmuara natyrore të Parkut Kombëtar Lurë-Mali i Dejës dhe të burimeve ujore jetësore për këtë komunitet. Të ndalet menjëherë kjo masakër ekologjike! I bëj thirrje Prokurorisë të hetojë abuzimet flagrante në dhënien e lejeve të shfrytëzimit të këtyre pasurive kombëtare me vlera të jashtëzakonshme, në shkelje kriminale të ekuilibrave ekologjike dhe interesave të komunitetit. Përgjegjësit duhet të dalin pa vonesë para ligjit! 25 Prilli, është referendum edhe për ndalimin e krimit mjedisor.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë