E enjte, 15 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Protesta në Shkodër, thyhen xhamat e Bashkisë, punonjësit ndodhen brenda godinës

Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve në Shkodër, ku janë thyer xhamat e godinës së Bashkisë, ndërsa punonjësit ndodheshin brenda institucionit.

Studentët kanë bojkotuar mësimin, njësoj si në pjesën më të madhe të qyteteve të vendit, ku të rinjtë kanë dalë në protestë për të kundërshtuar politikat e qeverisë.

Protesta vijon prej tri ditësh, ndërsa këtë të enjte bojkoti i mësimit është shtrirë në thuajse të gjitha qytetet e vendit.

Krahas kërkesave të studentëve, në disa prej qyteteve janë shënuar edhe tensione e incidente. Ndërkohë, priten detaje të tjera mbi situatën në Shkodër dhe rrethanat e dëmtimit të godinës së Bashkisë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.