“Shkollat janë të sigurta”, me këto thirrje mijëra prindër i kërkojnë kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut që të anulojë vendimin për mbylljen e institucioneve publike të arsimit.

“Kjo është e papranueshme, ne rrezikojmë të humbasim një gjeneratë të tërë nga paaftësia e liderëve për të gjetur një zgjidhje për t’i mbajtur shkollat hapur dhe kjo është e turpshme. Mbyllni baret, restorantet, palestrat por nuk mund të mbyllni shkollat.”

“Na premtuan se vendimet do të merren bazuar në të dhënat dhe shkencën por nuk po ndodh kështu, dëmi që po i bëhet fëmijëve tanë është i paimagjinueshëm.”

 

Ndërkohë edhe vetë shefi i qendrës për kontrollin e sëmundjeve në SHBA, Robert Redfield kundërshton qasjen për mbyllje duke thënë se shkollat në fakt janë vendi më i sigurt për fëmijët.

 

“Infeksionet që kemi identifikuar në shkolla, në fakt nuk janë marrë aty por në komunitete dhe familje. Kërcënimi më i madh për transmetimin e virusit sot nuk janë ambientet publike por mbledhjet e vogla familjare, ku njerëzit ndihen të lirshëm për të hequr maskën, për të qëndruar bashkë. Kjo është një epidemi e heshtur që vijon të transmetohet. Por shkollat janë vendi më i sigurt për fëmijët dhe duhet të qëndrojnë të hapura.”

 

Kryetari i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio deklaroi se qyteti arriti një normë mesatare 7-ditore të pozitivitetit prej 3%, e vendosur si prag për mbylljen e institucioneve publike të arsimit. Rreth 300 mijë nxënës do të vazhdojnë mësimin në distancë deri në një njoftim të dytë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *