Vendimi i Austrisë për të bllokuar kalimin e emigrantëve në Evropën Veriore ka shkaktuar protesta të dhunshme në anën tjetër te kufirit, në provincën Brenero të Italisë Veriore. Demonstruesit janë përleshur me policinë pas tentativës së tyre për të bllokuar stacionin e trenit që lidh Italinë me Austrinë. Ata kanë goditur me tulla dhe mjete të tjera forcat e rendit, ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur me gaz lotsjellës. Sipas mediave vendase nga përleshja janë lënduar të paktën 18 policë dhe afro 20 protestues, ata më të dhunshmit janë arrestuar. Vendimi i Vjenës zyrtare për mbylljen e kufijve është kritikuar dhe nga kryeministri Rezni, që e cilësoi planin austriak si të rrezikshëm, por dhe krerët e tjerë të lartë të Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *