Qindra protestues pushtuan rrugët e Londrës pasi Kryeministri Boris Johnson vendosi të pezullojë parlamentin për më shumë se një muaj, deri më 14 tetor.

 

Me thirrjet “Turp për ju” dhe “Stop shtetit”, figura të opozitës, personalitete të mediave si dhe qytetarë  u mblodhën pranë parlamentit britanik ndërsa me shumë se 1 milion njerëz nënshkruan një peticion kundër pezullimit.

 

Sipas qeverisë, pezullimi pesë javor në shtator dhe tetor do të japë më shumë kohë për të diskutuar rreth Brexit. Por kritikët thanë se ishte një përpjekje “jodemokratike” për të ndaluar deputetët që të mos bllokojnë asnjë marrëveshje.

 

Kreu i Partisë kryesore të opozitës, Jeremy Corbyn, e përshkroi Johsnon si “një shkatërrimtar të demokracisë” në mënyrë që të detyrojë vendin të dalë nga BE  pa marrëveshje dhe duke lënë deputetët pa kohë të mjaftueshme për të miratuar ligje në Parlament. Ai u zotua se do të përpiqet të ndalojë pezullimin.

 

Boris Johnson ka premtuar se BREXIT do te ndodhe me ose pa marrevehsje me 31 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *