E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 27 minuta më parë
Bota

Protesta masive në Egjipt, kërkohet dorëheqja e qeverisë

Egjipti është përfshirë nga protestat e rralla anti-qeveritare, me protestuesit që bënin thirrje për dorëheqjen e presidentit Abdel Fattah al-Sisi.

Qendra për të Drejtat Ekonomike dhe Sociale e Egjiptit, tha më 21 shtator se 21 persona janë arrestuar, duke përfshirë 2 gazetarë, por nuk është raportuar për ndonjë incident.

Shumë nga rrugët ku u mblodhën protestuesit u pastruan shpejtë nga policia me anë të gazit lotsjellës.

Sisi, ish gjeneral i ushtrisë, kishte qenë kundërshtar i madh i opozitës duke heshtur kritikuesit dhe burgosur mijëra prej tyre.

Reklamë

Qeveria e tij kishte miratur ligje që i bëjnë të paligjshme të gjitha demonstratat publike.

Qindra demonstrues marshuan të shtunën në Kairo, afër sheshit Tahrir – vendi që i dha fund regjimit të liderit Hosni Mubarak më 2011.

Agjencia AFP raportoi se të paktën 74 persona janë arrestuar. Monitoruesit e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për mbrojtjen e së drejtës për protesta paqësore./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë