Ka nisur sulmi me molotov dhe fishekzjarre ndaj godinës së Kryeministrisë.
Ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lostjellës dhe me autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit.
Lexo edhe :
Related Posts
Kujtojmë se pas çdo proteste të PD-së, godina e Kryeministrisë është sulmuar me molotov dhe mjete shpërthyese.
Protesta mbahet në një datë të rëndësishme për Partinë Demokratike, pasi më 22 mars të vitit 1992 shqiptarët për herë të parë votuan një parti opozitare për t’i qeverisur.
Përgjatë muajve të fundit, opozita ka zhvilluar 5 protesta kombëtare para godinës së Kryeministrisë dhe 1 para Parlamentit.
/vizionplus.tv






