Politikë
Protesta e PD, Berisha: Policia do të marrë ndëshkimin që meriton, do ju tmerrojmë

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili tashmë është zhvendosur pranë protestuesve te “Rruga e Elbasanit”, ka paralajmëruar forcat e rendit që të mos prekin qytetarët.
Ai tha se protestuesit janë në të drejtën e tyre dhe kush nuk i lejon do të tmerrohen.
“Policia do të marrë ndëshkimin që meriton. Mosbindja civile ka disa forma të tjera që tmerrojnë polici dhe qeveri. Ju bëj thirrje banditëve me uniformë pmos prekni asnjë protestues, janë në të drejtën e tyre kushtetuese”, tha Berisha.
Kujtojmë që mbrëmjen e sotme ka patur disa incidente me protestuesve dhe policisë, pasi këta të fundit kanë bërë thirrje për lirimin e rrugës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




