E mërkurë, 14 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 36 minuta më parë
Kronikë

Protesta para ministrisë së Arsimit, 16 të arrestuar dhe 49 nën hetim

Policia e Tiranës ka arrestuar 16 persona dhe ka proceduar penalisht 49 të tjerë pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë tubimit të zhvilluar më 13 tetor 2026, përpara Ministrisë së Arsimit.

Të arrestuar janë shtetasit Kastriot Vata, Florian Baba, Ali Bruçi, Genc Ibrahimi, Ernest Kapo, Iljaz Sulaj, Besnik Kala, Donik Vatgjoni, Erand Zenunllari, Hamza Bushi, Olsi Vokli, Xhesion Petoku, Klevi Metaj, Berim Gjoka, Kalosh Hysbarjami dhe Korado Aliaj.

Reklamë

Tubimi nisi rreth orës 14:00, ndërsa sipas policisë disa pjesëmarrës të maskuar dyshohet se kanë hedhur gurë, sende të forta, kapsolla dhe kokteje molotovi në drejtim të punonjësve të Policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private.

Si pasojë e akteve të dhunës, janë dëmtuar gjashtë punonjës policie. Dëme janë shkaktuar edhe në godinën e Ministrisë së Arsimit, ku janë dëmtuar kangjellat rrethuese, muret dhe dritaret.

Reklamë

Gjithashtu, janë dëmtuar kangjellat e trotuareve, tabelat e reklamave dhe sinjalistika rrugore. Sipas Policisë, janë thyer dhe djegur sende brenda një institucioni mikrofinanciar, ndërsa është dëmtuar edhe fasada prej xhami e një banke të nivelit të dytë.

Një tjetër incident është regjistruar në rrugën “Ded Gjon Luli”, ku është thyer me forcë një nga dyert e godinës së Bashkisë së Tiranës dhe i është vënë zjarri katit të parë të saj.

Në përfundim të veprimeve hetimore, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, të moshave nga 23 deri në 59 vjeç, ndërsa 49 persona të tjerë u proceduan penalisht.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunës dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura gjatë tubimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.