E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Protesta e opozitës më 16 shkurt, ja ku do të jetë Kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e protestës së paralajmëruar nga opozita, bëhet me dije se  do të jetë në qytetin e Vlorës.

 

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan se Rama do të jetë në Vlorë, në turin e takimeve “Bashkia që duam”.

 

Reklamë

“Në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama do të jetë të Shtunën në qytetin e Vlorës. Vëmendja e shtuar e qeverisë për Qarkun e Vlorës tashmë është e prekshme përmes investimeve të kryera dhe projekteve të planifikuara. Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit ”.

 

Ndërkohë që prej disa ditësh, deputetët e opozitë po bëjnë thirrje se protesta nuk do të jetë paqësore, por kjo do të ketë si synim të rrethojë Kryeministrinë dhe të detyrojë deri në dorëheqje Edi Ramën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë