E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 42 minuta më parë
Vendi

Protesta e opozitës, Kryemadhi komunikim me të gjitha strukturat e LSI

Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhilluar një komunikim me të gjitha strukturat në të gjithë vendin.

 

Komunikimin me strukturat e ka njoftuar vetë Kryemadhi në një postim në Facebook, ndërsa ka deklaruar se fryma e qëndresës ndaj qeverisë është e jashtëzakonshme.

 

Reklamë

Më tej, Kryemadhi u ka kërkuar qytetarëve që t’I bashkohen të hënën opozitës në protestë me qëllim largimin e kryeministrit Rama nga qeveria.

 

“Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit. Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur. Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik. Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë