Subscribe

Ky është fermeri Lush Ndoci nga fshati Trush i Shkodrës. Ai ka gjetur një mënyrë origjinale për të protestuar, duke bllokuar për disa minuta aksin nacional Shkodër- Lezhe me tufën e bagëtive te tij.

 

Por arsyet e protestës se fermerit nuk janë te njëjta me ato te opozitës. Lush Ndoci thotë se është në gjendje të vështirë ekonomike për shkak te pasojave te përmbytjeve të vitit 2010- 2011.

 

Që prej viti 2011 ka zhvilluar një sërë protestash ku ka kërkuar marrjen e dëmshpërblimit.

 

Këto janë pamje nga qyteti i Milotit ku protestuesit e opozitës kanë bllokuar rrugën duke kërkuar largimin e Ramës.

 

Edhe pse për një orë trafiku u paralizuar, protesta ka qenë e qetë dhe pa incidente

 

Me pankarta ne duar qindra qytetare jo vetëm të Elbasan i kane kërkuar qeverise Rama te largohet për t’i hapur rruge qeverise teknike.

 

Protestuesit bllokuan aksin Elbasan Tirane dhe atë Elbasan -Durrës.

 

Edmond Spaho theksoi se opozita është e vendosur dhe se nuk do te tërhiqet nga kërkesat e saj.

 

Qarkullimi i mjeteve te bllokuara ne drejtim te Tiranës u normalizuar rreth orës 12.15 min.

 

Të shumtë ishin edhe qytetarët në qytetin e Lushnjës që iu bashkuan protestës së Partisë Demokratike. Për 60 minuta ata bllokuan qarkullin në rrethrrotullimin e Plugut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *