E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta e Berishës në 10 shkurt, lihen në detyrim paraqitje 7 të miturit e arrestuar

Gjykata ka caktuar masat e sigurisë për protestuesit e mitur që u ndaluan nga autoritetet në lidhje me protestën e dhunshme të Sali Berishës në 10 shkurt.

Vizion Plus mëson se 7 të miturve iu është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, një herë në muaj.

Protesta e 10 shkurti u karakterizua nga tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit, që patën përplasje me hedhje të molotovëve nga ana e tubuesve dhe me ujë me presion e gaz lotsjellës nga policia.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë