Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në pregatitje të 7 Korrikut ka theksuar se PD është e bashkuar në bazë dhe se demokratët mezi e kanë pritur datën e protestës.

 

Në një lidhje direkte me dicionit qëndror te lajmeve në “Vizion Plus” Këlliçi theksoi se pavarësisht problem të brendshme dhe mendimeve të ndryshme PD është e bashkuar për kauzën e protestës që do të zhvillohet javën e ardhshme.

 

 

Madje Këlliçi tha se organizimi i protestës ka ndikuar edhe në çmimet e bordit të transparencës të cilat janë ulur në dy ditët e fundit.

 

“Partia Demokratike është komplet e bashkuar nuk është e përçarë përveç një grupi të vogël që nuk përfaqëson PD që është i parëndësishëm .Në çdo takim që kam zhvlluar këto ditë me demkratët dallohet dëshira e tyre dhe mezi e kanë pritur datën e protestës. Keni parë një efekt, bordi i transparencës prej dy ditësh vijon të ule çmimin e naftës. PD në bazë është e bashkuar, mund të ketë debate të brendshme por janë tërësisht normale ku ka debat e mendime ndryshe por padiskutim që është e bashkuar në bazë”

 

Këlliçi ka rikonfirmuar se deri më tani janë më shumë se 30 deputetë që do të marrin pjesë në protest dhe sipas tij deri në fund do të ketë edhe më shumë.

 

“Nuk ua mohoj që në grupin parlamentar ka një përqasje tjetër por po të vini re është krjetësisht e kundërta nga qasja që deputetët kanë në raport me protestën e 7 korrikut. Deri tani janë rreth 31 deputetë që kanë konfirmuar pjesmarrjen pnë protestë dhe jam I bindur që deri në datën 7 do të bashkohen të gjithë deputetqt që janë votëbesuar nga qytetarët përballë Edi Ramës.”

 

Për sa i përket konfliktit me aktivisten e PD, Evi Kokalari, deputeti sqaroi se nuk ka asgjë personale por e ka paditur në gjykatë për shkak të akuzave të pabaza.

 

“Nuk kam asnjë konflikt personal, e kam paditur në gjykatë për akuza pa prova që ka bërë ndaj meje por nuk kam konflikt me askënd. Energjitë po i harxhoj për protestën e 7 korrikut.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *