E enjte, 15 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Protesta, Bushati: U prishën pesë semaforë dhe e bëtë tragjedi

Analisti Andi Bushati i ftuar në studion e “Të paekspozuarit” nga Ylli Rakipi komentoi tensionet e zhbvilluara në protestë gjatë këtyre tre ditëve.

Bushati u shpreh se dëmtimi i pesë semaforëve nuk duhet të trajtohet si një tragjedi, ndërsa theksoi se zemërimi i qytetarëve lidhet me problematika më të thella.

Reklamë

“Shqipërinë nuk e ka dhunuar vetëm Veliaj me 5D, nuk e kanë dhunuar vetëm Agasi me Vlorën. Nuk e ka dhunuar vetëm Rama. Protestuesit e flamingove i tallën, 120 e ca ditë dhe në fund, kur u duk sikur ishin të padobishëm, u tha: “Dëgjoni, do bëjmë besën”. Çfarë mund të bëjë njeriu në këto kushte? Ata pak kanë djegur. Çfarë kanë djegur? E di sa janë këto djegie? E ka bërë njeri llogarinë? Këtu ke dy ditë që derdhin lot se po i bëhet dëm Shqipërisë. Çfarë është prishur? Pesë semaforë, dhe po bëhet tragjedi”, tha Bushati.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.