Subscribe

Kreu i PD, Sali Berisha mbajti një fjalë para protestuesve në ambjentet e jashtme të parlamentit.

 

Berisha doli nga selia një orë më vonë orarit të lajmëruar më herët.

 

I përjashtuar ditën e djeshme për shkelje të rregullores, kryedemokrati nuk tentoi të futej në Kuvend por shkoi menjëherë drejt qytetarëve ku tha se parlamenti është shndërruar në një bunker të fjalës së ndaluar.

 

“Pse ky parlament nga tempull i fjalës së lirë është shndërruar në bunker të fjalës së ndaluar? Shumë thjesht, çdo hajdut që të futet në shtëpi për të vjedhur, nëse e kap në flagrancë tenton dhe të të vrasë. Këta në shtëpitë tona nuk futen direkt si banda, por në xhepat tona, taksat tona, këta vjedhin natën e ditën, vjedhin në terr, në mesditë, çdo javë e muaj. Njëlloj si hajdutët që futen në shtëpi me urrejtje, i urrejnë qytetarët. Asnjëherë s’takohen me qytetarët”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *