Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, është zotuar për ta bërë të jashtëligjshëm prostitucionin në Spanjë. Ai theksoi se kjo praktikë është skllavëri për gratë.

 

Sipas BBC -së, prostitucioni aktualisht është jashtë kontrollit në Spanjë dhe nuk ka ndëshkim për ata që ofrojnë shërbime seksuale të paguara vullnetarisht, për sa kohë që nuk bëhet në publik.

 

Besohet se rreth 300,000 gra punojnë si prostituta në Spanjë.

 

Prostitucioni është dekriminalizuar në Spanjë më 1995, derisa më 2016, Kombet e Bashkuara kanë vlerësuar se prostitucioni dhe veprimtari të ngjashme, kapin vlerën e 3.7 miliardë dollarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *