E diel, 4 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prostitucion dhe kokainë lokal, arrestohet pronari, hetohen 5 femra

Pronari i një lokali ku ushtrohej prostitucion është arrestuar në flagrancë nga policia ndësa 5 femra janë proceduar në gjëndje të lirë.

Falë informacioneve të marra nga qytetaret se në ambjentet e një lokalu përdorej dhe shitej kokainë e ushtrohej prostitucion, policia e postës së Belshit e ndihmuar nga drejtoria e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Liqeni:.

Reklamë

Pas kontrolleve ka përfunduar në pranga shtetasi me iniciale E.Ç, 43 vjec banues në Fier e që kishte në pronesi lokalin ku ushtrohej prostitucion.

Ndaj 5 vajzave të reja që ushtronin prostitucion në këtë ambjente është vendosur ndjekja penale në gjëndje të lirë.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 14.7 gramë pluhur i dyshuar lëndë narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronike, automjeti në pronësi të shtetasit E.Ç., si dhe 6 aparate telefonike celulare.

Gjithashtu pronari I lokalit nuk ishte i pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktivitetit në lokali, duke bërë të mundur fshehjen e të ardhurave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë