Subscribe

Partia Demokratike ka bere publike parimet mbi te cilat do te ndryshohet ligji antimafia per te konfiskuar pasurinë e bizneseve dhe te zyrtareve publike qe kane firmosur kontrata korruptive. Enkelejd Alibeaj ka shpjeguar se ligji do te kete fuqi prapavepruese dhe njësoj si per krimin e organizuar, barra e provës per ligjshmërinë e pasurisë u bie bizneseve dhe zyrtareve

 

Ne siten e verifikimit do te kalojne te gjitha kontratat e konsecioneve, partneritetit publik privat, prokurimet publike, lejet apo licencat per shfrytëzimin e pasurive publike dhe struktura e posaçme antikorrupsion, do te jete përgjegjëse per te zbatuar ligjin anti mafia.

 

Prezantimi i nismes pati vetem nje ze skeptik, por opozita garantoi se do te respektohen te gjitha garancitë kushtetuese

 

Por cfare ndodh nese kjo nisem miratohet nje dite dhe ceshtja shkon para Gjykatës Kushtetuese.

 

Kushtetuesja ne fakt eshte shprehur njehere kur u miratua ligji antimafia nga qeveria Berisha. Trupa e gjyqtareve e la ligjin ne fuqi por ne vendimin e zbardhur vëmë re se Enkelejd Alibeaj, i cili mbronte qeverinë vinte ne dukje se masat e parashikuara nga ligji janë proporcionale me gjendjen që e ka diktuar ndërmarrjen e tyre pasi krimi i organizuar përbën rrezik për ekzistencën e shtetit.

 

Ketë logjike ka pranuar gjykata kushtetuese edhe pse ka pranuar se “masat parandaluese, të parashikuara në ligj, cenojnë të drejtën e pronës, por çështja që shtrohet është nëse kufizimet janë të nevojshme, pra bëhen për një interes publik”. Sipas Gjykatës Kushtetuese një kusht tjetër që duhet të respektojë ligjvënësi në vendosjen e kufizimit është që ky kufizim të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. Ky kusht e imponon ligjvënësin të evidentojë nevojën reale të ndërhyrjes në të drejtat individuale në një situatë konkrete.- thekson gjykata kushtetuese.

 

Tashme mbetet per t’u pare nese juristet demokrate do te dine te argumentojnë pse keto masa ndaj biznesit dhe nëpunësve te shtetit jane po aq te nevojshme sa ato kundër krimit te organizuar, per ta kaluar testin kushtetues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *