E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Propagandonin në interes të Wagner”/ Polonia arreston dy rusë, akuza për spiunazh

Dy rusë janë vënë në pranga nga autoritet në Poloni. Varshava zyrtare i akuzon shtetasit rusë për spiunim dhe përhapje propaganda në interes të grupit ushtaras privat Wagner.

 

 “Agjencia e Sigurisë së Brendshme, duke punuar me Policinë, ka identifikuar dhe arrestuar dy rusë që shpërndanin materiale propagandistike të Grupit Wagner në Krakov dhe Varshavë”, sqaroi ministri i Brendshëm polak,Mariusz Kamiński. “Të dyve u lexuan akuzat e tyre, të cilat përfshijnë spiunazh, dhe u dërguan në paraburgim,” shtoi ai.

Wagner udhëhoqi një rebelim të dështuar kundër Moskës në fillim të këtij viti, në një përpjekje mahnitëse për marrjen e pushtetit që zbuloi çarje të thella midis zyrtarëve të lartë në Rusi.

Reklamë

 

Mijëra trupa Wagner u zhvendosën më vonë në Bjellorusi, duke rritur tensionet midis Polonisë fqinje dhe aleatit të Kremlinit, mes rritjes së aktivitetit ushtarak në kufi, raportojnë mediat ndërkombëtare.

 

Ndërkohë, Polonia është reshtuar krah Ukrainës që në nisje të agresionit rus, duke bërë të qartë pozicionimin e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë