Komunitetit arbëresh nuk duhet t’i shohim vetëm kulturën. Kështu ka deklaruar aktivistja dhe juristja Brizida Gjikondi, në “Spotlight”.

E ftuar nga Alban Dudushi, në “Vizion Plus”, Gjikondi shprehet se tashmë prej shumë vitesh arbëreshët e Italisë i konsiderojmë si një etnitet të vdekur.

“Ne kemi prej shumë vitesh, rreth 70 vjet që arbëreshët e Italisë, i konsiderojmë si një etnitet i vdekur. Ndjesë që po përmend një fjalë kaq të rëndë. Ne i shikojmë si një etnitet për t’i studiuar, nuk i shikojmë ata si një entitet i gjallë, që ka nevojë për nënën, t’i japë gji, ta ushqejë, ta mbajë afër dhe jo të shikojë vetëm pjesën e kulturës, që patjetër që është shumë e rëndësishme, por mbetet e cunguar, mbetet mediokre.”

Ajo çka e ka dëmtuar më së shumti çështjen e arbëreshëve, sipas Gjikondit është pronësia intelektuale.

“Ne dimë që në botën arbërore, ka disa persona që presupozojnë dhe mendojnë që kanë pronësinë mbi marrëdhëniet e Shqipërisë dhe arbëreshëve dhe merren me rrugëtime të gabuara. Ne, nuk na lë brenda njëri-tjetrin dhe vëlla-vrasja në kuptimin figurativ, përçarja dhe pronësia intelektuale që e ka dëmtuar çështjen arbërore, jo e ka ndihmuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *