Ngritja e aktakuzës për krime lufte ndaj ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka prekur opinionin mbarëshqiptar. Ndërkohë të gjithë janë në mbështetje të tij dhe besojnë në pafajësi. Një ndër krimet e pretenduara nga prokurorët e Hagës ishte edhe ngritja e një baze të UÇK-së për transplant organesh, e ashtëquajtura “Shtëpia e verdhë” në Mat. Por kjo akuzë nuk u vërtetua kurrë edhe pse që prej vitit 2004 ajo ishte shënjestër e Serbisë. Ndërkohë, pronari i shtëpisë së etiketuar si “Shtëpia e verdhë” në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit, Mërsim Katuçi thotë se arrestimi i Thaçit është krejt i padrejtë.

Katuçi thotë se është i gatshëm të dëshmojë dhe të vërtetojë akuzat e pabaza për shtëpinë e tij që njollosin jo vetëm luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe popullin shqiptar dhe veçanërisht familjen e tij.

Senatori zviceran Dick Marty bazuar në librin e Karla Del Pontes, ngriti akuza të rënda ndaj disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për përfshirje në krimin e organizuar, përfshirë trafikimin e organeve njerëzore të ushtarëve serb që kapeshin robër në luftë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *