E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Prona e pasuri që nuk justifikohen, në pikëpyetje edhe prokurori Besnik Cani

Prokurori Besnik Cani kalon në sitën e vettingut.

 

Në seancën dëgjimore përball treshes së komisionit Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici, u sqaruan gjetjet në lidhje me tre aspektet mbi të cilat behet rivlerësimi I figurës së tij.

 

Reklamë

Nga të dhënat që iu sollën KPK-së nga  ILDKPKI-së behet e ditur se Cani ka bërë deklarim të saktë të pasurisë e po ashtu thuhet se prokurori gjithashtu ka burime të mjaftueshme financiare.

 

Sipas ILDKPI, Besnik Cani ka apartament 117 m² në ‘Don Bosko’  si  dhe një truall 633 m² plus ndërtesë 220 m² në periferi të Tiranës, saktësisht në Paskuqan. Në Paskuqan ai zotëron një sipërfaqe trualli prej 363 metra katrorë.

 

Por për këtë objekt bëhet e ditur se Prokurori Cani nuk ka dokumente që mund të justifikojnë ndërtimin e saj ndonëse ai ka deklaruar se shtëpia është ndërtuar nga paratë e emigracionit.

 

Sipas KPK, pagat dhe të ardhurat e tij ndër viteg nuk justifikojnë ndërtimin e shtëpisë së madhe ne Paskuqan dhe po ashtu bëhet e ditur se nga verifikimet e bera deri tani ai ka mangësi në deklarimet e pasurisë.

Besnik Cani ka qënë prokuror për disa vite ne Elbasan por së fundmi është komanduar në Tiranë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë