Subscribe

Prokuroria ka zgjatur me tre muaj të tjera hetimet ndaj ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Afatet e hetimit ndaj Tahirit përfundonin në 17 korrik por ato janë zgjatur deri në 17 tetor për shkak se janë dërguar leterporosi të reja drejt Italisë dhe duhen kohë që ato të mbërrijnë. Leterporositë drejt vendit fqinjë janë derguar në javët e fundit.

 

Ish ministri Tahiri akuzohet për lidhje me bandën e Habilajve të cilët po gjykohen në Katania të Italisë për trafik të lëndeve narkotike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *