Humbja e disa pulave të detit është dhe shkaku kryesor i konfliktit të Selenicës ku humbën jetën 8 persona.

 

Në gjyqin e kësaj të hëne për autorin e masakrës Ritvan Zykaj, prokurori Saimir Smaka, tha se ai e ka pranuar autorësinë dhe se me viktimat kishte konflikte të hershme te cilet e akuzonin se u vidhte pulat.

 

Në aktaktuzën e Prokurorisë thuhet se e gjitha ndodhi pas akuzave te familjes së viktimave, ku një prej viktimave Vasilika Zykaj, ka debatuar me të ëmën e autorit, Lindita Zykaj pikërisht për këtë çështje diten e masakrës, ku e ka akuzuar se djemte e saj i kane vjedhur pulat e detit.

 

“Shtetasja Vasilika Zykaj, ka kontaktuar duke i folur me tone te larta shtetases Lindita Zykaj, (nena e autorit) duke i shprehur asaj shqetësimin se djali i saj, Ritvan Zykaj i kishte vjedhur pulat e detit, vjedhje e ndodhur sipas saj ne te njejten dite. Ne kete debat ka nderhyre per ta qetesuar edhe shtetasu Bujar Zykaj, xhaxhai i autorit dhe se bashku me Linditen dhe Vasiliken kane shkuar tek shtepia e kesaj te fundit per te sqaruar mosmarreveshjen. Ritvani dhe motra e tij vijojnë rrugën për te shtëpia e gjyshit të tyre, Kujtim Zykaj, pak minuta larg banesës së tyre. Bujar Zykaj dhe kunata e tij, Lindita Zykaj, pasi kanë diskutuar mosmarrëveshjen me Vasilikën dhe familjarë të tjerë të Vasilikës, i kanë sqaruar se djemtë nuk kishin lidhje me vjedhjen e pulave të detit dhe për momentin mosmarrëveshja është sqaruar qetësisht. Pas kësaj, Bujari me Linditën kanë shkuar te shtëpia e Kujtimit, ku do të zhvillohej dreka. Gjatë drekimit familjarisht ku edhe vetë killeri ka qenë prezent është diskutuar edhe njëherë rasti i mosmarëveshjeve me Vasilikën dhe Ritvani është shprehur dhe është ankuar se Vasilika Zykaj për çdo rast të tillë akuzonte atë me pa të drejtë. Rreth 30 minuta para se të ndodhte ngjarja, Ritani është ngritur nga dreka dhe është larguar nga banesa e Kujtimit. Pak çaste pas këtij momenti, sipas raportit të Prokurorisë, dëgjohen krismat e armës, por dëshmitarët nuk arrinin të dallonin drejtimin e tyre. Pasi krismat kanë pushuar, dy prindërit e autorit, Sadik dhe Lindita Zykaj janë larguar nga banesa e Kujtimit Zykajt dhe i janë drejtuar shtëpisë së tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *