Subscribe

 

Pa u mbushur ende 24 ore nga publikimi i audio-pergjimit nga ana e Partise Demokratike, ku sipas saj, ishte vellai i ministrit Fatmir Xhafajt i cili vazhdon te jete i perfshire ne trafikun e droges, Prokuroria ka nisur zyrtarisht hetimet.

 

Pas regjistrimit te hetimit kryesisht, mengjesin e se martes nje oficer i policise gjyqesore u paraqit ne seline blu ku u takua me Gazmend Bardhin, Enkelejd Alibeajn dhe Ervin Salianjin te cilet publikuan audio-pergjimin.

 

Mesohet se oficeri i policise gjyqesore mori ne dorezim materialin e publikuar nga Partia Demokratike i cili tashme pritet ti nenshtrohet verifikimeve lidhur me autenticitetit e tij.
Por ne nje levizje paralele,Agron Xhafaj kallëzoi penalisht tre deputetë të partisë demokratike të cilët publikuan një përgjim audio ku pretendohej se vëllai I ish ministrit të brendshëm fliste më një bashkëpunetor të tijin për trafik kanabisi.

 

Agron Xhafaj pretendon nga ana tjeter se zëri në audio përgjim nuk është I tiji prandaj ngriti padi ndaj deputeteve të PD, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *