Pas kërkeses së paraqitur për riekspertim  të avokateve të cilët përfaqësojnë familjarët e Enea Ftojit, prokuroria ka refuzuar riekspertimin e organeve të të riut. Kërkesa e përfaqësuesve ligjore të familjes u depozitua pas daljes së aktit të ekspertimit i cili përcaktoi se vdekja e enea ftojit kishte erdhur për shkaqe natyrore.

 

E ndërsa kërkesa për riekspertim është refuzuar, pasi sipas organit të prokurorisë nuk ka arsye ligjore për një riekspertim nëna dhe babai i Enea Ftojit apelojnë që për ta të veproje drejtesia dhe të zbardhet e vërteta pasi djali i tyre është dhunuar në ambjentet e komisariatit

 

Enea Ftoj humbi jetën në ambjentet e Komisariatit të Korçës në muajin maj, ndërkohë që familjarët pretenduan se shkak për vdekjen e tij ishte bërë dhuna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *