Prokuroria e Beratit ka pezulluar nga detyra kreun e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Florian Sulejmani.
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme, bëhet me dije se Sulejmani po hetohet për shpërdorim detyre.
Kreu i AMP-së sipas Prokurorisë, ka transferuar oficerë të policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin.
Konkretisht sipas organit të akuzës Sulejmani ka shkelur ligjin për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore dhe ligjin për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.
Pezullimi i tij është marrë si një masë nga Prokuroria pasi ka dyshime se nese qëndron në detyrë gjatë hetimeve, mund të ndikojë tek provat./vizionplus.tv





