Subscribe

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit burg për ish-ministrin e arsimit në qeverinë “Berisha” Myqerem Tafaj. Ai akuzohet se akreditoi në mënyrë të paligjshme programet e universitetit “Vitrina”, tashmë të mbyllur nga qeveria Rama prej vitit 2014.

Përfaqësuesi i organit të akuzës, Madrid Kullolli tha se, dëmi i shkaktuar nga vendimi i ish-ministrit të Arsimit është afro 1 milionë euro. Sipas prokurorisë, nga akreditimi i këtyre programeve në shkelje të ligjit, janë dhëne 1869 diploma qe rezultojnë tashme të pavlefshme.

Tafaj kishte dhënë lejen e programeve mësimore të një shkolle të lartë private në kundërshtim me atë që kishte vendosur Këshilli i Akreditimi. Prokurori renditi një sërë shkeljesh të bërë sipas tij nga ish ministri i arsimit.

Në fund, prokurori Kullolli, theksoi se nga 18 degët e universitet privat, vetëm gjuha dhe letërsia Arabe plotësonin kushte për akreditim, ndërsa për 17 programet e tjera, këshilli i Akreditimit kishte vendosur se duheshin mbyllur ose të përmirësonin kurrikulat metodike për studentët. Por, edhe pse plotësonte kushte, gjuha Arabe nuk funksionoi kurrë, teksa degët e tjera të palicencuara të universitet privat vijonin aktivitetin me një urdhër të firmosur nga ish-ministri.

Seanca përfundimtare ku pritet te shpallet vendimi do te jete me 14 prill. Nëse gjykata vendose te vlerësoje te drejte pretencën e prokurorisë Myqyrem Tafaj do te jetë ministri i dytë i qeverise Berisha që shkon në burg pas Spiro Kseres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *