Prokuroria ka nisur hetim për audio-përgjimin e publikuar në media, ajo ka vendosur që të sekuestrojë materialin bruto të bisedës mes gjyqtarit të Strasburgurt Ledio Bjanku dhe nënkryetarit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Denar Biba.

 

Vendimi erdhi pas nisjes së hetimeve nga prokuroria nën akuzën e ndikimit të paligjhshëm të personave që ushtron funksione publike.

 

Gjithashtu pritet që Prokuroria të vendosë për të vijuar me veprimet e tjera hetimore, ku nuk përjashtohet edhe pyetja e dy protagonistëve Biba dhe Bjanku për të dhënë shpjegime.

 

Një ditë më parë në media u publikua audiopërgjimin duke pretenduar se nën kryetari i KQZ Denar Biba, në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci ka shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë ne Gjykaten e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *