E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Prokuroria mbyll hetimet për Santiago Malkon

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për Blendi Tetën, i akuzuar për përfshirjen në vrasjen e ish-policit, Santiago Malkos në gusht të 2019-ës.

 

Dosja është dërguar në gjykatë dhe sipas organit të akuzës, Teta ka orientuar pjesëtarët e tjerë të grupit kriminal për lëvizjet e ish policit para ngjarjes.

 

Reklamë

Fillimisht, Blendi Teta u hetua për moskallëzim krimi, por nga provat  të reja të marra  nga tabulatet telefonike rezulton se ai ka qenë në dijeni për atentatin ndaj Malkos.

 

Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e ‘Xhamllikut’ në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW x5”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë