E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Prokuroria letër Ministrisë për Plarent Ndrecën

Pas pezullimit nga detyra e sekretarit te Përgjithshëm të Ministrisë se Arsimit, Prokuroria kërkon informacion shtese per Plarent Ndrecen, pasi nuk ka qene i autorizuar ne ambientet e shkollës së mesme “Shote Galica”, Fushë Krujë gjate provimit te maturës. Se bashku me Ndrecen ka qene edhe  Dorina Laci. Te dy zyrtaret e Ministrisë se Arsimit janë pezulluar nga detyra me urdhër të ministres teknike Mirela Karabina. Organi i akuzës, i ka dërguar një letër Ministrisë së ku kërkon informacion për, Plarent Ndreca dhe Dorina Laci dhe konkretisht nëse kane qene ose jo te autorizuar. Vete sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Arsimi i ka hedhur poshtë akuzat.

 

Prokurori nisi hetimin kryesisht, pasi disa nxënës te cilët akuzuan drejtuesit e ministrisë se ishin shpërndare tezat e provimit te matematikes.

 

Ndërkohë këtë te enjte u zhvillua provimi i Matematikes, ku testi doli serish. Vete nxënësit konfirmuar pas përfundimit te testimit se teza qe qarkulloi ne rrjetet sociale ishte e njëjtë me ate qe ata kishin zgjidhur.

Vazhdo të lexosh

Reklamë