Prokuroria e Përgjithshme kërkoi 4 vite burg për ish-gjyqtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila akuzohet për korrupsion në lidhje me një vendim për njohjen e një prone prej 40 hektarësh në Butrint.
Gjatë konkluzioneve përfundimtare, prokurori i çështjes, Arben Kraja kërkoi që gjyqtares së pezulluar tashmë, t’i hiqet edhe drejta për 5 vite në ushtrimin e funksioneve publike.
Ndërkohe për bashkëshortin e saj, Odhise Andrea, prokuroria kërkoi dënimin me 5 vjet burg si dhe heqjen e se drejtës per ushtrim te detyrave publike per 5 vjet.
Per te akuzuarit e tjerë, akuza kërkoi 4 vjet burg per Petraq Dashin, 2vite për Ilia Çabirin dhe 1 vit burg per Eleni Linon.
Në përfundim të seancës, Odhise Andrea nuk pranoi të komentonte kërkesën e prokurorit.
Sipas hetimit, Petraq Dashi ka ndërmjetësuar me bashkëshortin e gjyqtares, Odhise Andrea në lidhje me njohjen dhe kthimin e nje sipërfaqeje të madhe toke.
Pasi ka nënshkruar një kontratë fiktive për huazimin e 50 mijë eurove, Dashi i dorëzoi shumën e parave bashkëshortit të gjyqtares në një lokal në Tiranë.
Pak kohe më vone, akuza kërkoi edhe konfiskimin e shumes, duke pretenduar se i është marre si ryshfet çiftit Andrea.