Subscribe

Të arrestuarit pas protestës së dhunshme të opozitës, dolën para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masat e sigurisë.

 

Për 15 protestues, nga 19 të arrestuar, prokurorët Kol Hysenaj dhëe Enklid Gjini, i kërkuan arrset me burg. Për 4 të tjerë u kërkua detyrim paraqitje.

 

Protestuesit akuzohen për 4 vepra penale, goditje për shkak të detyrës, shkatërrim prone, kundërshtim të policisë, si dhe prishje te rendit dhe qetësisë publike.

 

Edhe nga brenda kafazit të xhamtë, te arrestuarit nuk nguruan të protestonin duke kerkuar largimin e kryeministrit.

 

Mes të arrestuarve është edhe ish kreu i policisë bashkiake, Florenc Hoxha, për të cili prokuroria tha se është një nga personat që ka shkatërruar kërpudhën dhe godinën e kryeministrisë.

 

Seanca gjyqësore u ndoq edhe nga deputetët e opozitës. Ervin Salianji tha se protestuesit nuk kanë kryer asnjë vepër penale, dhe se arrestimi i tyre është politik.

 

Ndërsa avokati Ivi Kaso tha se policia ka arrestuar një person i cili nuk ishte fare i pranishëm në protestë dhe ka ka bërë kallëzim për shkeljet e policise ndaj Florenc Hoxhës.

 

Avokatët kërkuan që të arrestuarit të hetohen në liri, për shkak se edhe 5 prej tyre janë persona me aftësi të kufizuar.Seanca u zhvillua në masa të rrepta sigurie, ndërsa jashtë ambienteve të gjykatës ndodheshin edhe familjarë të të arrestuarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *