Subscribe

Prokuroria dhe institucione të tjera shqiptare kanë kërkuar informacion zyrtar për të paktën 15 llogari në facebook, messenger dhe whats up, në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2015. Lajmi bëhet i ditur nga raporti i fundit i publikuar nga rrjeti social, gjatë periudhës korrik – dhjetor 2015. Në këtë dokument theksohet se nga Shqipëria janë paraqitur 5 kërkesa zyrtare nga organet e hetimit, të cilat lidhen me 15 llogari të ndryshme. Pas analizimit, rezulton se facebook u ka kthyer të dhëna të vlefshme autoriteteve shqiptare në 80% të rasteve. Sikurse bëjnë me dije zyrtarë të facebook këto informacione lidhen kryesisht me hetime për raste kriminale.

“Si pjesë e hetimeve zyrtare, apo kërkesave qeveritare të personave që përdorin facebook dhe shërbime të tjera si messenger apo whats up, rezulton se pjesa më e kadhe e tyre lidhen me çështje kriminale, ndër të cilat pengmarrje apo vjedhje. Në shumë raste qeveritë kërkojnë të dhëna personale të peronave në fjalë dhe shërbimeve që ai përdor. Në raste të caktuara kërkesat lidhen dhe me vendndodhjen e tyre, ose përmbajtjen e komunikimeve në këto rrjete”.

Rrjeti social facebook bashkëpunon me te gjitha shtetet qe kërkojnë informacione zyrtare, duke u mundësuar atyre te dhëna per persona ose organizata qe shkelin ligjet lokale.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *