E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Vendi

Prokuroria heton helmimin e fëmijëve, sekuestrohen kartelat mjekësore, dyshime për ushqimet me salmonelë

Analizat e 14 fëmijëve kanë rezultuar pozitiv me salmonelë nga 79 që janë kryer në total në kopshtin e Gramshit.

Ngjarja e cila u zbulua pak ditë më parë ka ngritur alarmin duke bërë që në zbardhjen e saj të përfshihet edhe Prokuroria e Elbasanit.

Kjo e fundit ka sekuestruar kartelat mjekësorë të fëmijëve dhe procesverbalin e kontrollit të ushqimeve.

Ndërkohë kopshti në fjalë është mbyllur pas lajmit, me urdhër të Institutit të Shëndetit Publik.

Reklamë

Këtë paradite dhjetëra prindër të fëmijëve në këtë kopsht janë mbledhur për të protestuar për sigurinë e fëmijeve të tyre.

AKU nga ana tjetër është dukë kryer disa analiza të mostrave të produkteve ushqimore që kanë konsumuar fëmijët e kopshtit.

Salonella Enteretidis është një bakter që gjendet te mishi i pulës dhe vezët dhe mund të shkaktojë probleme të rënda me shëndetin./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë