Subscribe

Asgjësimi i 1.4 toneve të  bërë nga policia e shtetit në Kurbin kishte si destinacion tregun Italian. Këto janë dyshime të Prokurorisë së Laçit, e cila ka zbardhur tabulatet telefonike të 6 të arrestuarve në flagrancë.  Sipas akuzës, Gjelosh Vuksani, ishte pronari i magazinës ku u gjet droga, por nuk janë identifikuar ende personat e tjerë përtej detit, të cilit ishin edhe porositësit e kanabisit. Prokuroria sqaron se janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, qe dyshohet se janë e krerët këtij rrjeti kriminal. Magazina ishte e pajisur me ventilator të fuqishëm, të cilët ndihmonin në tharjen e shpejtë të kanabisit. Por nga ana tjetër, policia thekson se droga do të ishte e gatshme për tregun ndërkombëtar pas një muaji, pasi procesi përfundimtar i tharjes për tregtim, nuk kishte përfunduar plotësisht. Angazhimi i rreth 150 forca policore nga FNSH e Tiranës, FNSH e Shkodrës, solli edhe asgjësimin e 6555 bimëve kanabis në proces tharje në vendin e quajtur “Fra i Madh” në Pult. Kultivimi ishte bërë në 3 sera në tokë pa pronar të përshtatura për grumbullimin dhe tharjen e lëndëve narkotike. Ndërkohe, një operacion i policisë së Elbasanit i koduar “Bradasheshi 2” ka zbuluar 31 kilogramë lëndë narkotike, duke vënë në pranga katër persona, të cilët e kishin transportuar nga Tirana drejt Elbasanit. Gjatë ditë së mërkurë, policia sekuestroi edhe nje sasi tjetër hashashi ne Sarandë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *