Prokuroria e Tiranës apelon vendimin e gjykatës së shkallës së parë për lirimin nga qelia të Ervin Matës, i përfshirë në vrasjen e 4 tetorit në zonën e ish bllokut, në kryeqytet.

 

Mata u vetëdorëzua në polici 5 muaj pasi ishte shpallur në kërkim, ndërsa gjykata caktoi për matën, detyrim paraqitjeje dy herë në muaj.

 

Por, ky vendim nuk u prit mirë nga përfaqësues të akuzës, të cilët e çuan në apel.

 

Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar se ervin mata, ndonëse nuk ka qëlluar me armë, është organizator dhe nxitës i komandos mevjol bilo, person i cili akuzohet se kreu vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Elion Haton.

 

Për këtë arsye, prokuroria ka dyshime se Mata, është bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *