Prokuroria ka kërkuar ketë te hëne dënimin me tre vjet burg per ish-ministrin e punës Spiro Ksera, i akuzuar per vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Se bashku me 6 bashkëpunëtore te tij, Ksera është nen akuze per vjedhjen e nje shume prej 30 milionë lekësh, qe ishte deklaruar si fond per aktivitete sociale per shtresat ne nevoje, por qe nuk jane realizuar asnjëherë. Gjithsesi, ish-ministri do te përfitoje ulje te dënimit me nje te tretat, pasi pranoi gjykimin e shkurtuar. Prokuroria ka kërkuar gjithashtu nga 1 vit e 6 muaj burg per Elisabeta Dodbibën, Artevis Menen dhe Elda Kozajn, qe do te konvertohen ne 2 vjet shërbim prove. Përjashtim nga gjykimi i shkurtuar kane bere Kleves Bitro e Dritan Fejzullai, ashtu si edhe biznesmeni i përfshire ne skeme, Alban Karabashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *